VIDEO/ Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Jemi këtu për të vazhduar betejën me narkoshtetin e Ramaduros!

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës.

Kjo vizitë vjen dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, e cila bëri jehonë për shkak të përplasjes së protestuesve me Policinë dhe dhunës së kësaj të fundit.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Më herët Berisha kishte postuar një tjetër video nga protesta opozitare e organizuar nga PD të shtunën, ku vinte në dukje faktin se “uragani tmerroi Ramaduron”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us