ZYRTARE/ U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr VENDIMIN për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij

Sturm Graz – Brann e planifikuar për ditën e enjte në orën 21:00 do të gjykohet nga arbitrat e Superiores. Sfidë kjo e vlefshme për Europa League dhe që do të luhet në “Stadion Graz Liebenau” në Austri.

Një përballje mjaft delikate mes skuadrave, e cila si kryesorë do të jetë Juxhin Xhajën. Ky i fundit pavarësisht se është në qendër të kritikave nga skuadra e Dinamos për gjykimet në sfidën ndaj Elbasanit, UEFA ka vendosur t’i besojë duelin Sturma Graz –  Brann.

Ndërkohë do të ndihmohet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Olsion Yzeiraj, teksa VAR-i është në duart e një zviceriani, Lukas Fahndrich dhe në AVAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.

ZYRTARE/ U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us