E KRYER/ Nis festa te bardhekuqtë, sulmuesi Rey Manaj zgjedh klubin e ri

Pas mbylli aventurën te Sharjah, sulmuesi i Shqipërisë Rey Manaj, nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur destinacionin e ri.

Sipas “cilginlar58”, jo vetëm që 28-vjeçari ka gjetur akordin verbal me Sivasspor, por është planifikuar që ditën e nesërme në orën 17:00 (ora e Turqisë) në aeroportin e Sivas do të mbërrijë Manaj.

Tifozët e klubit bardhekuq pritet t’i bëjnë një mirëseardhje speciale shqiptarit. Për bomberin kuqezi, do të jetë një rikthim te Sivasspor, pas një kohë të shkurtër te Sharjah.

Për pjesën e mbetur të këtij sezoni, objektivi kryesor i ekipit në fjalë do të jetë ngjitja në Superligën turke, pasi ndodhen në Ligën e Parë.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us