“T’iu vijë turp që vini në Vlorë, duam të hamë, do na bjerë të fikët…”, tregtarët përplasen me Spiropalin

Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.

Ata do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës. Pranë tyre ka shkuar edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Vlorë. Kritikat nuk kanë munguar nga ana e tregtarëve, ndërsa Spiropali është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkise

Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Sipas tyre zhvendosja larg qendrës së qytetit i largon nga klientët dhe rrezikon seriozisht mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë nga ky aktivitet.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us