Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’ i para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorëtë rritur të vendit anojnë djathtas politikisht – vlerësojnë mëshumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën.”

Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht simpatizantët, bëhen mbi 1 milion e 100 mijë banorë të rritur të vendit. Me pakë fjalë, një sondazh i tillë vlen si letër lakmusi statistikor për animin politik aktual të popullsisësë rritur në Shqipëri.

Nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë tërritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do tëzhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.

Pra, 100 mijë më pak se sa votuan për të më 11 maj 2025, dhe 400 mijë më pak se sa është rezervuari i votuesve potencialisht të djathtë…

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Në muajt e fundit, Salianji po zhvillon foltore paralele me tëBerishës, me synimin që t’i galvanizojë pikërisht ata 400 mijë tëdjathtë të këtushëm të zhgënjyer nga ky i fundit.

Duket se synimi i tij është rritja e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Ama, për sa kohë Berisha deklaron se Salianji e ka përjashtuar veten nga PD-ja, këtij të fundit do t’i duhet një përpjekje titanike publike për t’u bërë zë konkurues brenda PD-së!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us