Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP dhe kudo po flitet për personazhet që so të jenë pjesë e edicionit të tretë. Një trej tyre është Egli Tako, e cila u tha lajme se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”, së bashku me ish-të dashurin e saj Olsi Bylykun.
Mirëpo së fundmi Egli na e dha përgjigjen për lajmin që po qarkullon në rrjet. Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.
Dhe përgjigja është ‘Jo’.
“E di që keni lexuar, e dëgjuar pafund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara, të cilat duhet t’i realizoj. Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe vlerësimin që gëzon për mua”-i është përgjigjur Egli një ndjekësje të saj, e cila e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e Big Brother këtë vit.
