Detaje të reja janë zbardhur nga padia ku është përfshirë ministrja virtuale “Diella”. ZËRI raportoi më 10 shkurt se aktorja Anila Bisha i kërkoi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës të vendoste një masë të përkohshme që pezullonte përdorimin e të dhënave të saj personale për të krijuar imazhi e Diellës, i cila u emërua vjeshtën e kaluar si ministre e Prokurimeve Publike.
Aktorja në padinë që pritet të shqyrtohet në Gjykatë, Bisha ka parashikuar si objekt, dhe një dëmshpërblim 1 milion euro, për dëmtim të imazhit, si rrjedhojë e përdorimit të pautorizuar të të dhënave personale.
Bisha ka deklaruar se ka pasur një kontratë që parashikonte përdorimin e imazhit vetëm si asistente virtuale për shërbimet në platformën e-Albania, e cila kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025. Aktorja në padinë e ngritur argumenton se shfaqja e avatarit në rolin e “ministres virtuale për Inteligjencën Artificiale” është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje të marrëveshjes kontraktuale.
Padia është ngritur në Gjykatën Administrative ndaj Këshillit të Ministrave, Kompanisë Apel dhe AKSHI-t. Një reagim ka ardhur edhe nga qeveria. Përmes drejtoreshës së Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, qeveria bën të ditur se respekton të drejtën e çdo qytetari për t’iu drejtuar drejtësisë, por pretendimet e ngritura në këtë rast, i konsideron si të pabazuara. Sipas Hasës, Shqipëria është një vend i lirë, ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë.
Ende nuk ka një datë se kur mund të shqyrtohet kërkesa e ngritur nda ministres së Prokurimeve Publike, Diella. Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, e cila do të vendosë fillimisht mbi kërkesën për pezullim të përdorimit të imazhit dhe më pas mbi themelin e padisë.





