PLAY-OFF/ 16 ekipe zbresin në fushë, mes tyre edhe skuadra e lojtarit të Kombëtares. Njihuni me NDESHJET e sotme në Europa League

Europa League mbrëmjen e sotme do të luajë ndeshjet e “Play-Off”. Kështu Champions League e kalon topin te Europa League dhe në fushë do të zbresin 16 ekipet.

8 ndeshje mjaft të luftuara dhe delikate do të marrin vëmendjen, teksa mes tyre sytë e gjithë tifozëve shqiptar do të jenë te Dinamo e Arbër Hoxhës. Ndeshjet do të zhvillohen të ndara në 2 grupe.

4 ndeshje do të zhvillohen në orën 18:45, ku Brann – Bologna, Dinamo Zagreb – Genk, Fenerbahce – Nottingham dhe PAOk – Celta Vigo do të luhen paralelisht.

Ndërkohë paralelisht në orën 21:00 do të luhen edhe përballjet e tjera. Celtic – Stuttgart, Lille – Crvena Zvezda, Ludogorets – Fenencvaros dhe Panathinaikos – Plzen.

PLAY-OFF/ 16 ekipe zbresin në fushë, mes tyre edhe skuadra e lojtarit

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us