Apeli i Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun. Avokati Ardian Kalia u shpreh se kjo seancë nuk duhej të bëhej, pasi sipas tij, nuk kishte objekt, duke qenë se ka një dekret tashmë për shkarkimin e saj nga detyra.
Përfaqësuesit e SPAK kanë pranuar faktin se Balluku nuk është më në detyrë, por kanë kërkuar formalisht lënin në fuqi të masës “detyrim për paraqitje”.
Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se së bashku me vartësit e saj ka paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Lidhur me këtë kërkesë, Kuvendi do të votojë më 12 mars për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.





