Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajve të fundit. Në postimin e tyre thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh. Sipas tyre bisedat do të bëhet publike dhe “turpi do të mbetet përgjithmonë”.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë,” ka postuar Homeland Justice.

“Kjo është gjithashtu nga qasja e Homeland Justice në të gjithë infrastrukturën kibernetike të Kuvendit të korruptuar dhe sponsorizues të terrorizmit. Përshëndetje një fillimi të ri. Së shpejti anëtarët e korruptuar të këtij parlamenti do të turpërohen për veprat e tyre të urryera”, shkruhet në një postim tjetër të Homeland Justice në Telegram.
-
Deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me këtë deklaratë, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një kërcënim të bazuar në materiale reale apo për një deklaratë propagandistike në rrjet.
Grupi Homeland Justice kanë hakeruar edhe më parë faqen e Kuvendit të Shqipërisë, kompaninë ‘One’ dhe ‘Air Albanian’. Ky grupim ka nxjerrë më herët edhe të dhëna të tjera sensitive, si patentat, targat, pagat, të dhënat për kreun e SHISH, emailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano etj. Prej dy vitesh, grupi në fjalë pretendon se do të shkatërrojë deputetët e korruptuar, teksa thotë se do goditen të gjithë ata që bashkëpunojnë me anëtarët e MEK-ut.





