Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Kompani ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 në një transfertë që mendohej të ishte më e vështirë për të.

Ekipi bavarez dominoi plotësisht sfidën dhe që pas 25 minutash e kishte vendosur në kasafortë atë, me gola nga Stanisiç, Olize e Gnabri. Atalanta me Gjimshitin në stol dhe me një skemë ndryshe me katër në prapavijë, thuajse nuk mund te reagonte përballë superfuqisë së gjermanëve.
Paladino aktivizoi kapitenin e Kombëtares në pjesën e dytë duke u përpjekur të ndalte “hemorragjinë” në prapavijë, por gjermanët ishin të pandalshëm. Xhekson, përsëri Olize e pastaj Musiala, çuan shifrat në 6-0 për Bajern Mynih, me italianët që shënuan vetëm golin e flamurit me Pashaliç në fundin e duelit.
Kësisoj, Bajern Mynih u bë skuadra e parë që shënonte për herën e dytë më shumë se 5 gola në transfertë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve në Itali, pasi e kishte bërë një gjë të tillë disa vite më parë edhe përballë Romës me një sukses 1-7 në “Olimpico”.
ATALANTA-BAJERN MYNIH 1-6
Pashaliç 90’+3′ / Stanisiç 12′, Olize 22′, 64′, Gnabri 25′, Xhekson 52′, Musiala 67′
GOLI I PASHALIC: VIDEO
GOLI I MUSIALËS: VIDEO
GOLI I DYTË I OLIZE: VIDEO
GOLI I XHEKSON: VIDEO
GOLI I GNABRIT: VIDEO
GOLI I OLISE: VIDEO
GOLI I STANISIÇ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE





