E PAPRITUR/ Trajneri BRAKTIS ekipin shqiptar në kulmin e sezonit, drejtuesit mbeten të shtangur

Skuadra e Drenicës po përjeton moment “kritik” në Superligën e Kosovës. Sikur mos të mjaftonin rezultatet negative në kampionat, ditën e sotme, trajneri gjerman Thomas Brdaric ka vendosur të braktis ekipin dhe të udhëtojë drejt vendlindjes.

Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediumi “Dueli Sportiv” në Kosovë. Vendimi ka lënë të shtangur edhe drejtuesit, të cilët nuk e prisnin diça të tillë.

Nga skuadra e Drenicës, ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje, ndërsa Brdaric s’mundi të ndryshonte trendin negative të rezultateve te kuqezinjtë e Skënderajt. Pas 23 javësh në Superligën e Kosovës, Drenica mban vendin e fundit në tabelë me 22 pikë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us