Me ballokume, verore e lule, Shqipëria feston Ditën e Verës, Elbasani qendra e festimeve

Sot vendi feston Ditën e Verës me ballokume e verore (byzylykë tradicionalë). Festimet në gjithë vendin kanë nisur nga mbëmja e djeshme (13 mar), për ditën që simbolizon përfundimin e dimrit dhe gjallërimin e natyrës. Dita e Verës dikur mblidhte familje, të afërm e fqinj, por tani është shndërruar në festë më masive. Qyetet festojnë me muzikë e lojëra, ku të gjitha grup-moshat mund ta gjejnë veten.

Elbasani mbetet ‘shpirti’ i festës, ku qyteti është zbukuruar i gjithi me elementë që simbolizojnë ardhjen e pranverës. Qendra e qyteti, bulevardi kryesor, muret e kalasë janë veshur me dekor të veçantë, me ngjyra pranverore dhe me urime të sinqerta për një verë të paqtë e të begatë.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Qyteti e pret i pari Ditën e Verës ndërsa sot, festa ka vijuar me paradën e Karnavaleve të fëmijëve dhe do të vazhdojë me një sërë organizimesh të tjera. Policia e Elbasanit ka njoftuar se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë datave 13 dhe 14 mars, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen aktivitetet festive dhe në akset kryesore rrugore të qytetit.

Festimet janë shtrië edhe në qytetet e tjera, si Tirana, Korça, Saranda dhe Erseka. Në lagje dhe sheshe të ndryshme të qytetit, qytetarë të të gjitha moshave janë mbledhur rreth zjarreve duke e kapërcyer atë sipas traditës, me besimin se ky ritual sjell mbarësi, shëndet dhe fat për muajt që vijnë.

Tirana është kthyer në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon kufizimi i qarkullimit të automjeteve, sipas masave të njoftuara më herët nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Festimet për Ditën e Verës nisën që në mbrëmjen e 13 marsit me një festë elektronike në Parkun Europa, pranë Sheshi Skënderbej. Në Sheshin Skënderbej do të krijohet një ambient festiv me instalacione artistike, aktivitete argëtuese dhe makina retro të dekoruara me lule natyrale që shërbejnë edhe si pika fotografike për vizitorët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us