Kush është ish-ministri i Ramës që u akuzua nga kryeministri si llafazan!

Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë e mediave.

Sipas Mapo në një moment të diskutimeve, Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje verbale me figura të njohura të mazhorancës.

Në vijim, kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare.

“Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”, i është drejtuar Rama.

Debati, që ka ndodhur në një takim të mbyllur për median, tregon për klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës.

Më herët replikat kane ndodhur edhe mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, kësaj të fundit Rama iu drejtua me ton të ashpër: Ti mos fol fare, fare kur te jem unë”.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us