E BUJSHME/ Asnjë “kacidhe” për shërbimet e tij, shqiptari gati të transferohet te elitarët e Bundesligës

Elvis Rexhbecaj mund të largohet nga Augsburg në fund të sezonit. Pikërisht këtë qershor, kontrata e tij me klubin e Augsburg përfundon dhe ai do të jetë një lojtar i lirë në rast mosrinovimi.

Sipas “Kicker”, për shërbimet e mesfushorit të Kosovës ka interes nag dy klube elitare në Bundesligë. Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, janë gati që të përfitojnë nga rasti, për të firmosur me 28-vjeçarin.

Tashmë, topi është në “krahun” e vetë futbollistit nga Prizreni. Rexhbecaj duhet të vendosë nëse do të rinovojë, apo të zgjedhë një mes dy ekipeve të tjera gjermane, Gladbach ose Bremen.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us