Skenari që djeg sezonin e Partizanit, pse pjesëmarrja në “Final Four” nuk mjafton për të kuqtë

Partizani po kalon një moment të vështirë, pasi regjistron vetëm dy pikë në fazën e katërt ku janë luajtur tri ndeshje. Të kuqtë janë 9 pikë larg vendit të tretë, që mbahet nga Elbasani. Situata është komplekse për të kuqtë, të cilëve nuk do u mjaftonte vetëm pjesëmarrja në “Final Four” për të siguruar Europën.

partizani

Është një skenar, që djeg “demat” aktualisht në garën me Dinamon. Kjo pasi ekipi i Ilir Dajës po lufton për Kupën e Shqipërisë, dhe sfidën e parë ndaj Vllaznisë e mbylli me barazim 1-1. Në rast se dinamovitët fitojnë Kupën, atëherë automatikisht fitojnë një vend në Europë.

Partizanit nuk do i mjaftonte kështu vendi i katërt, nëse është pozicioni përfundimtar pas sfidave të “Final Four”. Dinamo po ashtu mbetet vetëm një pikë larg “demave” në kampionat ku gara do vazhdojë për gjashtë javë javët e mbetura.

Me 12 pikë më pak se Vllaznia e vendit të parë, gjasat janë që Partizani të jetë përshëndetur sa i përket titullit kampion. Llogaritë po bëhen për pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës, dhe Dinamo shfaq potencialin për të prishur planet e “demave”.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Kujtojmë se ekipi i Oltijon Kërnajës do të vendoset të hënën, më 13 prill, përballë Elbasanit. Sfida për javën 31 të Abissnet Superiore jep mundësinë që diferenca me verdheblutë të ngushtohet në 6 pikë. Për këtë, bën punë vetëm fitorja. Aktualisht vendi i katërt nuk mjafton për kryeqytetasit, që të mos djegin sezonin.

SKENARI SI PARTIZANI NUK SHKON NË EUROPË, EDHE NËSE E MBYLL SEZONIN NË VENDIN E KATËRT

-Partizani merr pjesë në “Final Four”, por duke e mbyllur përfundimisht në vendin e katërt. Dinamo ndërkohë fiton Kupën e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us