Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret për të kandiduar për kryetare të PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka komentuar procesin e kandidimeve për drejtimin e partisë, duke përcaktuar se cilët nga emrat që kanë shprehur interes për drejtimin e PD janë përfaqësues të vlerave demokrate.

Sipas tij, e vetmja demokrate që plotëson kriteret është Mereme Sela, kërkesa e së cilës për të kandiduar është pranuar nga strukturat e partisë.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

“Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate”, deklaroi Noka.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike pritet të mbahen më 18 prill. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr afati i shkurtër për regjistrimin e kandidaturave, pasi nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve kanë qenë më pak se 24 orë.

Në primaret e një viti më parë për të përzgjedhur kandidatët e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 majit 2025, Mereme Sela mori 43 vota në qarkun e Durrësit.

Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us