Prokurori tregon në sallë mesazhin që Ilir Meta i ka dërguar Kastriot Ismailajt: Më duhen 200.000 euro, mos harro

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka lexuar në sallën e gjyqit një mesazh që sipas tij, Ilir Meta i ka dërguar në vitin 2009 biznesmenit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej 200.000 eurosh, por rrethanat dhe shkaku nuk dihen.

“Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, kanë pasur lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”, lexoi prokurori Sotir Kllapi.

Mirëpo, ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai. Edhe në fashikujt që kanë rrjedhur në media muaj më parë, ky episod nuk rezulton.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

“Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, është shprehur avokati. Ndërkohë, si përfaqësues i akuzës, prokurori Sotir Kllapi ka vijuar më tej me një tjetër fakt penal ndaj Ilir Metës, ai që lidhet me lobimin në Amerikë për llogari të ish-LSI.

Ai është shprehur se pavarësisht mohimit, Ilir Meta ka qenë në dijeni të plotë të marrëveshjes së lobimit të partisë së tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, u raportua se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e katër muaj, por realisht ishte një muaj, me kosto 15 mijë dollarë që kaloi nga llogaria. Fatura e parë, 10 shkurt 2016, fatura tres, 11 maj 2016, fatura e katërt, 28 qershor 2014. Tre fatura janë paguar nga LSI, 93 mijë dollarë, një nga kompania e Shatkut. Meta ka qenë në dijeni se LSI po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në SHBA.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Pagesat ishin periodike. LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta e Panariti kanë shkuar në SHBA. Janë vërtetuar lidhje të vazhdueshme, takim i zotit Meta në Marok dhe SHBA me zotin Shatku. Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Haxhinasto, ministër i Infrastrukturës, për të ndryshuar një urdhër”, ka theksuar prokurori Sotir Kllapi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us