VIDEO/ “Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër” – Debate në komision mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit

Gjatë dëgjesës në Komisionin për Reformën Territoriale, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit, nëse ai duhet të lidhet me Fierin apo me Mallakastrën.

Kujtim Cakrani, i njohur edhe si avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, mbrojti me tone të forta idenë se Cakrani nuk mund të trajtohet thjesht si një njësi administrative, por si një zonë me identitet të veçantë historik, ekonomik dhe kombëtar.

“Duhet të kuptoni diçka. Pa Cakran nuk ka Fier. Pa Cakran nuk ka Mallakastër. Cakrani është identitet”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se reforma territoriale nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën e llogarive administrative apo elektorale, por duhet të marrë parasysh historinë, gjeografinë dhe burimet ekonomike të zonës.

Sipas tij, Cakrani ka pasur një peshë të veçantë historike që nga periudha osmane, duke e quajtur atë një zonë me identitet të hershëm dhe me rëndësi të veçantë për krahinën.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Në debat u përfshi edhe avokati Idajet Beqiri, i cili është personi që ka paditur Ilir Metën. Beqiri kërkoi që për reformën territoriale të dëgjohen edhe historianë dhe gjeografë, në mënyrë që ndarja e re administrative të mos bazohet vetëm në interesa të momentit apo në llogari votash.

Ai u ndal veçanërisht te Mallakastra, duke thënë se krahina është dobësuar nga ndarjet e mëparshme territoriale dhe se heqja e disa zonave historike e ka dëmtuar identitetin e saj.

“Krahina e Mallakastrës, duam s’duam ta pranojmë, është një krahinë sot invalide. Ka pasur 74 fshatra, sot ka vetëm 41”, tha Beqiri.

Sipas tij, nëse Mallakastrës i hiqet Çakrani dhe fshatrat përreth tij, ajo humbet një pjesë të rëndësishme të identitetit të vet historik dhe territorial.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

“Në rast se Mallakastrës ti i heq Çakranin, njëmbëdhjetë fshatrat e Çakranit, nuk është Mallakastra, quhet Mallakastra”, u shpreh Beqiri.

Debati mes dy avokatëve u zhvillua në kuadër të dëgjesave për reformën territoriale, ku po diskutohen ndryshimet e mundshme në ndarjen administrative të vendit. Çështja e Cakranit u kthye në një prej pikave më të debatueshme, për shkak të ndërthurjes së argumenteve historike, ekonomike, gjeografike dhe politike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us