ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! Nuk mjafton titulli kampion, portieri LARGOHET nga klubi i Superiores

Klevis Hasanbelli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Laçit. Portieri 28-vjeçar dhe klubi i Superiores kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre vetëm pas një sezoni.

Pas titullit kampion në Kategorinë e Parë dhe ngjitjes në elitë, Hasanbelli ka zgjedhur të mos vazhdojë më me kurbinasit. Ndërsa është vetë gardiani që ka njoftuar largimin, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Sot dua të përshëndes dhe të falënderoj gjithë çunat e KF Laçi, bashkë me Stafin , për gjithçka që kemi kaluar bashkë.

Ishte një kënaqësi të punoja dhe të ndaja çdo moment me një grup kaq të mirë. Faleminderit për respektin, mbështetjen dhe atmosferën që krijuat çdo ditë”, shkruan Hasanbelli.

Tashmë, ky i fundit është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Më parë ai ka luajtur me Tiranën, Kukësin. Turbinën, Egnatian, Pogradecin, Erzenin dhe Bylisi, ndërsa tani është gati për aventurën e re.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us