PD shpall listën fituese të Këshillit Kombëtar, zyrtarizohen emrat pas procesit të numërimit

Partia Demokratike ka shpallur listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar, pas votimit të zhvilluar në Kuvendin Kombëtar të 30 majit dhe përfundimit të procesit të numërimit.

pd sali berisha kuvendi kombetasrNë njoftimin zyrtar, PD thekson se përfaqësimi i të rinjve në listën fituese ka arritur në 30%, duke tejkaluar minimumin statutor prej 15%, ndërsa është respektuar edhe kuota për gratë dhe vajzat.

Partia Demokratike e cilësoi këtë rezultat si pjesë të procesit të ripërtëritjes dhe hapjes së saj. Sipas statutit, listës fituese do t’i shtohen më vonë edhe përfaqësuesit e diasporës, që përbëjnë 15% të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us