“Plas” KEQ te Vllaznia, dhunë mes trajnerit Edi Martini dhe titullarit te ekipi shkodran

Vllaznia e mbylli sezonin 2025-2026 me humbje në Superiore, disfata kundër Elbasanit me përmbysje, e përkthyer me vendin e 3-të në tablë.

Edhe pse e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë, ama gjatë Final Four nuk treguan praktikisht asgjë, 3 humbje në 3 ndeshje.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas “Top Channel”, situata te klubi shkodran ka eskaluar, ku trajneri Edi Martini ka përshtyrë në fytyrë mesfushorin brazilian Andrey Yago.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj dhune nga “timonieri” shkodran kundër titullarit. Me interes, pritet edhe reagimi i klubit të Vllaznisë, pas kësaj “skene” të turpshme.

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us