ZYRTARE/ Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

Vllaznia ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Është vetë klubi shkodran që e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një komunikate zyrtare, ku shprehet se tekniku ka firmosur rinovimin që do ta mbajë të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2028.

Drejtuesit besojnë se Edi Martini është e vetmja figurë kryesore që mund të ndihmojë Vllazninë drejt këtij objektivi, ndaj dhe shkodranët kanë “kopsitur” çështjen e parë para përgatitjeve për edicionin e ardhshëm 2026/27.

Kjo zgjedhje e kuqebluve vjen në një kohë të trazuar, ku përpos titullit të humbur në aktin final të “Abissnet Superiore”, vjen dhe “përplasja” me mesfushorin brazilian Andrey Yago.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

NJOFTIMI: 

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us