Trajneri italian Rolando Maran debutoi me humbje te Kombëtarja kundër Izraelit, miqësore e mbajtur në mes të Tiranës, duke mos lënë “gjurmë” që në fillim, e pasuar me humbjen 0 – 1.
Por nëse i referohemi të shkuarës, kjo disfatë është “ogur” pozitiv. Arsyeja?! Ish-trajneri Giovanni De Biasi, ishte një tjetër italian që debutoi me humbje te Kombëtarja më 29 shkurt të 2012, ku Shqipëria u mposht 1 – 2 në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
Të njëjtin fati pati edhe Sylvinho. “Timonieri” brazilian e bëri “sefet” me humbje te kuqezinjtë jashtë karshi Polonisë, 0 – 1. Si De Biasi, ashtu edhe Sylvinho, janë të vetmit trajner që i kualifikuan kuqezinjtë në një kompeticion madhor (EURO 2016 dhe EURO 2024). Mbetet për t’u parë nëse debutimi me humbje për Maran do të ketë rrugëtim të ngjashëm, apo thjesht rastësi.





