“Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, në prag të miqësores Shqipëri – Luksemburg, foli para mediave, duke hedhur më shumë “dritë” në disa tema specifike.

Kundërshtari i lehtë në letër, por që na ka hapur probleme. A do të jemi agresivë nesër?

Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta, edhe pse mbase nuk kanë emra. Kemi punuar më shumë me video. Me ndihmë e trajnerit tonë do ndryshojmë 2-3 gjëra për të shënuar para portës.

Si do luhet kundër Luksemburgut?

Në fushë jemi të gjithë njësojë. Ne duhet të jemi 120% për të fituar ndeshjen.

Si është atmosfera me trajnerin e ri, sidomos pas humbjes me Izraelin?

Ambientimi është shumë mirë, trajneri ka pak kohë që ka ardhur. Trajneri na jep energji të mirë. Ai na jep idenë e një loje më agresive. Ndeshja e kaluar shkoi keq. Personalisht mendoj se bëmë ndeshjen të mirë. Nuk i shfrytëzuam rastet. Të analizojmë dhe gjërat negative. Dua që ta shoh stadiumin plotë me ngjyrat kuqezi. Na ndihmon edhe neve lojtarëve edhe kombit tonë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Ndryshimet taktike, a mund të përvetësojmë te automatizmat e reja?

Jo nuk na duhet kohë e gjatë. Duhet të ambientohemi me trajnerin e ri. Jemi aq të zgjuar sa të kuptojmë zgjedhjen e trajnerit, sikurse ai na kupton neve. Kam shumë besim se do arrijmë te loja që duam.

0 goditje në kuadrat kundër Izraelit?

Kishim shumë raste për të shënuar, por jo saktësia para portës. Duhet të jemi pozitiv. Me ndihëm e këtj trajneri do kemi shumë raste. Duhet të çlirohemi. Broja, Mehmeti apo Daku, do e kenë mbështetjen tonë për të shënuar.

Puna me trajneri e ri, objektivat, dhe loja me Izraelin?

Duhet thjeshtë të ekulibrojmë trajnerin e ri me trajnerin e vjetër. Kemi ndryshuar modul loje. Kemi më shumë besim. Besoj te trajneri dhe forca e ekipit. Të kualikohemi edhe njëherë për Kampionatin Evropian. Koha do flasi vetë.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Ndyrshimi i trajnerve dhe qasja e tyre ndaj ekipit?

Është personale e çdo lojtari. Mua nuk më ndryshon shumë. Pastaj është edhe ndjenja e trajnerit. Nëse ai do flasi, do flasi.

100 ndeshje me Kombëtaren?

Shpresoj të luaj, e di trajneri. Krenari dhe ëndërr të luaj numrin 100 e prezencave. Do jetë nder dhe krenari e madhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us