E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Me shumë mundësi sezoni që lamë pas ishte i fundit për Ardit Krymin me fanellën e Vllaznisë. Burime për mediat raportojnë se mesfushori 30-vjeçar është shumë pranë largimit nga ekipi “kuqeblu”.

Mirëpo, ofertat për Krymin nuk mungojnë, madje nga Superiorja. Mësohet se Tirana dhe Teuta kanë nisur një “luftë” në distancë për shërbimet e 30-vjeçarit shkodran, i cili shihet si i duhuri për të përforcuar organikën.

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e vetë futbollistit dhe do të jetë ai i fundit që do të japë verdiktin final. Vlen të përmendet, se pas këtij largimi nga Vllaznia, fshihet edhe një “krisje” raporti mes tij dhe trajnerin Edi Martini.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Ndërkohë që java e ardhshme pritet të jetë mjaft vendimtare për 30-vjeçarin. Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Krymi ishte një nga elementët kyç të ekipit shkodran, ndërsa numëron edhe një asist.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us