ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Aleksandar Stankovic është futbollisti më i ri i Inter. Mesfushori serb vendosi të largohej nga belgët e Club Brugge, për të nisur një aventurë të re me zikaltërit në Serie A.

Kujtojmë që ky është një rikthim për 20-vjeçarin te Inter, pasi është një lojtar i dalë rishtazi nga ekipi italian. Mirëpo, verën e shkuar Inter e shiti për 9.5 milionë euro.

Ndërsa këtë verë, klubi i Serie A kishte të drejten e riblerjes për 23 milionë euro, të drejtë të cilën e ushtroi. Tashmë, trajneri Chivu do të ketë një “armë” më shumë në mesfushë.

Kështu, shpresat e Kristjan Asllanit për një vend te Inter shuhen plotësisht, duke ditur që serbi Stankovic luan në pozitat e elbasanasit.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us