Protesta kombëtare e kësaj të shtune po cilësohet si manifestimi më i madh i mbajtur në Shqipëri që prej rënies së komunizmit në 1990.
Dhjetëra mijëra qytetarë kanë zbritur në rrugët e Tiranës në ditën e 14 të, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e Sali Berishës dhe e kastës së vjetër politike me thirrjet: “Ju erdhi fundi”.
Gjithashtu protestuesit kanë shfrenuar fantazinë me pankarta ironike kundër klasës politike dhe në mbrojtje të mjedisit.
Sipas disa vëzhgimeve, numri i protestuesve ditën e sotme ka shkuar deri në 70 mijë.
Qytetarët duke protestuar te zona e “Brrylit”





