ZYRTARE/ Lider te Egnatia kampione, mbrojtësi braktis Rrogozhinën dhe firmos me kryeqytetasit

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit Anio Poçit. Ashtu siç raportoi “Newsport.al” pak ditë më parë, tashmë është zyrtare dhe trajnerit Orges Shehit i bashkohet një tjetër element i çmuar në prapavijë.

27-vjeçari vjen nga kampionët e Egnatias në Superiore dhe kalon në Prishtinë me përvojën e duhur për të rritur akoma më shumë cilësitë. Kujtojmë se gjatë karrierë së tij, Poçi ka luajtur në Greqi dhe rrugëtimi i ri në Kosovë, është risi për të

“Mirë se vjen, Anio Poçi”, shkruan shkurt klubi i Prishtinës në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us