ZYRTARE/ U transferua me bujë në Vlorë, mesfushori 300 mijë eurosh firmos me kampionët

William Baeten është futbollisti më i ri i Dritës. Kampionët e Kosovës e kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit përmes një postimi në rrjetet sociale.

29-vjeçari ishte së fundmi pjesë e Flamurtarit në Superiore, por u largua papritur nga vlonjatët më 21 janar të këtij viti, pasi nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve edhe pse u afrua me shumë bujë.

Këtë herë ai vjen si futbollist i lirë dhe kampionët nuk do të shpenzojnë asnjë qindarkë për shërbimet e tij.

Më parë, Baeten ka qenë pjesë e skuadrave të njohura në Rumani si FCSB dhe FC Craiova si dhe në Belgjikë me Patro Eisden dhe Dessel Sport

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Titullar absolut me Ilir Dajën, klubi i Dinamos njofton vendimin për Lorenco Vilën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us