Mungon akordi me Beshiktashin, shfaqet një pistë italiane për të ardhmen e Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani ka ende të paqartë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Futbollisti ishte në huazim te Beshiktashi, por klubi turk nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën për blerjen e kartonit të tij.

Turqit e vlerësojnë të lartë klauzolën prej rreth 11 milionë eurosh në kontratë dhe i kanë bërë të qartë Interit se janë të gatshëm të negociojnë për ta ulur atë në një kuotë të pranueshme për mundësitë e tyre financiare.

Në këtë situatë, për futbollistin e Kombëtares shqiptare po shfaqen edhe pista mjaft interesante sa i përket qëndrimit në Itali. Sipas mediave përtej Adriatikut, një prej tyre është ajo e Kaljarit, që kërkon të përforcohet në repartin e mesfushës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Titullar absolut me Ilir Dajën, klubi i Dinamos njofton vendimin për Lorenco Vilën

Klubi i Sardenjës bashkëpunon shpesh me Interin sa i përket huazimit të emrave të rinj dhe kjo marrëdhënie mund të shtyjë të gjendet më shpejt një akord i mundshëm për transferimin e futbollistit në radhët e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us