ZYRTARE/ Titullar absolut me Ilir Dajën, klubi i Dinamos njofton vendimin për Lorenco Vilën

Lorenco Vila do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Dinamos. Ashtu siç raportoi “Neësport.al” rreth një muaj më parë, sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur që të rinovojë me kryeqytetasit.

Vila ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, që e mban atë të lidhur me “Nëndetësen” deri në verën e vitit 2028. Ndërsa lajmin për këtë rinovim e ka bërë të ditur vetë klubi i Superiores.

NJOFTIMI:

Lorenco Vila, edhe 2 vite blu!

Vazhdojmë bashkë edhe me Lorenco Vilën. FC Dinamo dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me futbollistin Lorenco Vila, pjesë e rëndësishme e jona gjatë 3 sezoneve të fundit.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e shohin këtë lojtar si një element me vlera në projektin ambicioz për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit në majën e futbollit shqiptar.

Me kualitetin që zotëron dhe pjekurinë që ka fituar tashmë me fanellën dinamovite, besojmë fort se Vila është një nga ata lojtarë që do të marrin rolin e liderit të skuadrës sonë.

Lajme të tjera |  Mungon akordi me Beshiktashin, shfaqet një pistë italiane për të ardhmen e Kristjan Asllanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us