A ka të drejtë ligjore BKH të kryejë arrestime pa Policinë e Shtetit?

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka komentuar aksionet e fundit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të zhvilluara pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, duke theksuar se ligji i jep BKH-së të drejtën të zbatojë masat e sigurisë.

Në një intervistë për Report Tv, Lamallari u shpreh se Policia e Shtetit vijon të vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

“Policia e Shtetit vlerësohet nga EUROPOL dhe EUROJUST. U vlerësua bashkëpunimi që kanë me autoritetet shqiptare, përfshirë Policinë e Shtetit, e cila nga viti në vit dëshmon rritje të proaktivitetit në operacionet e koordinuara nga Europol. Si i përket bashkëpunimit me SPAK, qëllimi ynë është ta forcojmë atë, pasi është detyrim ligjor,” tha Lamallari.

Lajme të tjera |  FOTO/ “Çmendet” moti në Elbasan!

I pyetur nëse fakti që BKH po kryen arrestime pa Policinë e Shtetit lidhet me mungesë besimi nga ana e SPAK, ministri e mohoi një interpretim të tillë.

“Për sa kohë ligji e parashikon, që prej reformës në drejtësi, që oficerët e BKH-së jo vetëm të kenë atributet e policisë gjyqësore, por edhe të zbatojnë masat e sigurisë, unë e shoh këtë si zbatim të ligjit dhe të asaj që kemi konceptuar kur miratuam reformën në drejtësi.”

Ai shtoi se zbatimi i masave të sigurisë është një detyrim ligjor si për oficerët e policisë gjyqësore, ashtu edhe për Policinë e Shtetit, sa herë që një masë i delegohet nga prokurori i çështjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us