Vllaznia “blindon” mbrojtjen para Evropës, vjen firma me liderin e rivalëve për titull

Emiljano Musta do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. “Newsport.al” ka mësuar se mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Elbasanin, ndërsa sot ka firmosur me shkodranët.

Një lëvizje e bujshme dhe me shumë cilësi për trajnerin Edi Martinin, kur kujtojmë se pak ditë më vonë, kuqeblutë do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në Conference League përballë Malishevës.

Musta ka një karrierë të pasur në Shqipëri, pasi më herët ka qenë pjesë e Egnatias, klub me të cilin fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2023/24, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Partizanit, Teutës, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe Shkumbinit. /Nikoll RAJTA/

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Surprizuan në sezonin që lamë pas, klubi i Kategorisë së Parë vendos për fatet e trajnerit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us