VIDEO/ I papërmbajtshëm: “Xhevahiri” shqiptar i Danimarkës, realizon dy supergola në Europianin U-19

Olti Hyseni është talenti shqiptar që po spikat me Danimarkën në Europianin U-19. Dje i shënoi dy supergola Uellsit U-19, ndërsa danezët fituan 3 me 0 në raundin e tretë të Grupit A.

Screenshot 2026-07-05 140418

Sulmuesi shqiptar mbajti edhe shiritin e kapitenit në sfidën me Uellsin. Ndërkohë zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, ndërsa rezultatin e vulosi në minutën e 63-të.

Hyseni qëndron i dyti në renditjen e golashënuesve me tre gola pasi më parë i shënonte Gjermanisë. Danimarka ndërkohë e mbylli si vend i tretë në grup pas Spanjës dhe Gjermanisë duke siguruar “play off”.

Sulmuesi 18-vjeçar është një nga talentet më të vlerësuar në Danimarkë për krahun e majtë. Në elitë luan me ekipin e Sonderjyske. Mbetet për t’u parë nëse FSHF apo Federata e Futbollit të Kosovës do e bindin për t’u larguar nga Danimarka. Kjo pasi ka luajtur në të gjithë moshat e këtyre të fundit.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi nga Tirana?! Visar Bekaj e thotë troç: Në një të ardhme të afërt dua të…

Goli i parë i Olti Hyseni: (VIDEO)

Goli i dytë i Hysenit: (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us