Pak minuta më parë ka ardhur edhe postimi i lamtumirës së Ylber Ramadanit drejtuar klubit të Lecces.
Në një shkrim të gjatë, mesfushori shqiptar shkruan se po largohet nga ekipi që ai e konsideron si shtëpinë e tij dhe aty ku ka kaluar vite të paharrueshme.
Më tej, 30-vjeçari i drejtohet me falenderime atyre që e besuan, duke nisur me presidentin, drejtorët si dhe trajnerët që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve.
Shumë shpejt, pritet të vijë edhe zyrtarizimi i tij si futbollisti më i ri i Corum FK, klub i cili do të marrë pjesë në Superligën turke sezonin e ardhshëm.
POSTIMI:
“Lecce, shtëpia ime.
Dua t’ju falënderoj nga zemra për këto tre vite të paharrueshme që kam kaluar këtu. Më bëtë të ndihem sikur kisha jetuar në këtë qytet për 30 vite.
Falënderoj presidentin, drejtorët Corvino dhe Trinchera, si edhe të gjithë trajnerët që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar gjatë këtyre tre viteve te Leçe.
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje, si në momentet më të bukura, ashtu edhe në ato më të vështira.
Ju uroj gjithë të mirat. Do t’ju ndjek gjithmonë.
Faleminderit, Lecce!”





