Jorgo Meksi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos. Ashtu siç raportoi “Newsport.al” që më 29 maj të këtij viti, mbrojtësi 31-vjeçar dhe klubi dinamovit kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre.
Është vetë klubi kryeqytetas, që e ka njoftuar largimin e mbrojtësit të djathtë me anë të një “InstaStory”. Krah fotos së futbollistit, Dinamo shkruan “faleminderit”, duke i dhënë lamtumirën.
Kujtojmë që Meksi u bashkua me Dinamon në janarin e vitit 2024, kur vendosi të mbyllte aventurën e tij në Greqi me Chaidari. Tashmë, 31-vjeçari pritet të dalë lojtar i lirë në merkato.
Në sezonin që lamë pas, Jorgo Meksi ka marrë pjesë në 26 ndeshje me Dinamon dhe me një total prej 1,285 minutash, duke mos qenë titullar fiks. Vlera aktuale e anësorit në “Transfermarkt” është 150 mijë euro.
Kujtojmë që karrierën e tij, Meksi e ka nisur me ekipin grek të Panionios. Më vonë, ai është aktivizuar edhe me skuadra si Ilysiakos, Skënderbeu, Kukësi dhe Chaidari.





