ZYRTARE/ Tirana “transformon” totalisht sulmin, ia fut të “dridhurat” rivalëve me yllin e Ilir Dajës

Bernard Berisha është futbollisti më i ri i Tiranës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bardheblutë kanë komunikuar afrimin e sulmuesit, i cili do t’iu bashkohet kryeqytetasve për sezonin e ri 2026/27.

34-vjeçari zotëron eksperiencën e duhur në sulm, pasi më herët u konfirmua si protagonist absolut tek Dinamo, skuadër me të cilën u shpall edhe kampion i Kupës së Shqipërisë nën drejtimin e Ilir Dajës.

Berisha bëhet afrimi i tretë në këtë merkato te Tirana, pasi më herët u zyrtarizuan mesfushori Ardit Krymi dhe sulmuesi Erdon Daci, ndërsa në krye të herës iu rinovua dhe kontrata Redon Xhixhës.

Lajme të tjera |  LIVE ARGJENTINË-EGJIPT/ E pabesueshme! Mesi humb përsëri penallti në Botëror (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us