Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Rama mbërrin në Ankara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Turqi. Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni shqiptar.

Gjatë punimeve të samitit, ku marrin pjesë liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve aleate, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rama do të marrë gjithashtu pjesë në sesionet e diskutimeve me liderët e vendeve aleate, ku do të trajtohen çështje të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e Aleancës. Ndërkohë që ditën e nesërme, 8 korrik, Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të tjera |  “PD ka dëmtuar thelbin e protestës qytetare”, avokati Sefa: Rama në fillim u tremb, tani e ka planin e qartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us