Përfaqësuesja e Brazilit nuk ia doli të shkojë më shumë se faza e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026. “Seleçao” dështoi keq ndaj Norvegjisë, duke u eliminuar pas humbjes 1 – 2.
Kritikat ndaj trajnerit Carlo Ancelotti janë shtuar ndjeshëm pas këtij rezultati negativ, aq sa thuhet se “Don Carlo” ka transformuar për keq stilin e lojës te Brazili.
Trajneri italian ka reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit befasues, ndërsa jep siguri për të ardhmen në pankinë. “Sot dhimbja është e madhe.
Por besimi në atë që po ndërtojmë mbetet i pandryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ekipin tonë Kombëtar. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazil!”, postimi i Ancelottit.





