Pas sezonit të luhatshëm në Premier League me Rubin Kazan, aty ku problemet fizike ndikuan që sulmuesi Mirlind Dakut të kishte ulje-ngritje, duket se kjo qasje e shqiptarit ka ndryshuar.
Në prag të sezonit të ri me ekipin rus nga qyteti i Kazanit, Daku gjeti golin në miqësoren ndaj Orenburg, edhe pse e humbur 1 – 2. Në minutën e 24-të, me prekje “magjike”, Daku la të shtangur portierin mik dhe tundi rrjetën.
Këtë video, klubi i Rubin Kazan e ka shpërndarë në rrjetet sociale, shoqëruar me frazën: “Mbaje topin, pasoje dhe hapu – një masterklass në shënimin e shënimit nga Mirlind Daku”.





