ZYRTARE/ S’ka rikthim në Superiore, ish-mbrojtësi i Laçit firmos me ekipin e Ligës së Parë

Rudolf Turkaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i KF Trepça Mitrovicë. Ashtu siç u raportua nga “Newsport.al” disa orë më parë, 31-vjeçar nis aventurën e re në ligën e parë të Kosovës.

Me klubin e ri, Turkaj ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që karrierën e ka nisur te Besëlidhja në Lezhe, e më vonë është aktivizuar për Shënkollin, Ilirinë, Laçin, Martigues, Suharekën, Istiqlol dhe Ferizajin.

Gjithashtu, qendërmbrojtësi me origjinë nga Lezha ka edhe dy ndeshje të luajtura me fanellën e Kombëtares shqiptare.

NJOFTIMI:

Rudolf Turkaj bashkohet me KF Trepçën KF Trepça ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar Rudolf Turkaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë

31-vjeçari nga Lezha i bashkohet skuadrës së KF Trepçës për sezonin e ri, duke sjellë përvojë dhe siguri në repartin e mbrojtjes Me ardhjen e tij, KF Trepça vazhdon ndërtimin e një skuadre konkurruese, të gatshme për sfidat që e presin në sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Rudolf.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dhuratë speciale për Oltijon Kërnajën, klubi i Flamurtarit prezanton 375 mijë euroshin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us