Jakup Berisha është futbollisti më i ri i Flamurtarit, siç u raportua më parë nga “Newsport.al”. Sulmuesi i cili mbylli aventurën me Ferizajin në Kosovë, kalon si lojtar i lirë te vlonjatët që do të militojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Me Flamurtarin, Berisha ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa vlera e tij në “Transfermarkt” është 375 mijë euro. Ndërkohë që karrierën e ka interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Vardari, Shkëndija e Tetovës, Pelister, Kukësi, Feronikeli dhe Suhareka.
NJOFTIMI:
Jakup Berisha i bashkohet Flamurtari F.C. Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Jakup Berisha, i cili bashkohet me skuadrën tonë për sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Jakup!





