ZYRTARE/ Klubi i Serie A “godet” me afrimin e sulmuesit shqiptar, prezantohet kampioni i Ilir Dajës

Albion Rrahmani është futbollisti më i ri i Venezias. Afrimin e sulmuesit e ka njoftuar vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ata i urojnë mirëseardhjen 25-vjeçarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2029, pra e vlefshme për 3 vite.

Përpara transferimit të tij në kampionatin italian të Serie A, Rrahmani ka luajtur në Çeki me Sparta Pragën, FC Rapidin e Rumanisë, dhe me Ballkanin, aty ku spikati si futbollist nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dhuratë speciale për Oltijon Kërnajën, klubi i Flamurtarit prezanton 375 mijë euroshin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us