ZYRTARE/ Produkt i Gremios në Brazil, klubi i Superiores i mahnit të gjithë me afrimin e sulmuesit 23-vjeçar

Klubi i Vorës ka njoftuar transferimin e saj të radhës në këtë merkato të “ethshme” të verës, sulmuesin brazilian Pedro Clemente.

Në një njoftim të shpërndarë pak minuta më parë, vorakët shkruajnë se 23-vjeçari do t’i bashkohet menjëherë skuadrës për përgatitjet e sezonit të ri në Superiore.

Marrë parasysh profilin e tij të pasur, i zhvilluar në akademinë e klubit prestigjioz të Brazilit, Gremio, Clemente vjen me eksperiencën e duhur për të shtuar “freskinë” e repartit ofensiv për skuadrën e trajnerit Arjan Bellai. Sulmuesi në fjalë ka qenë pjesë e Torreenses, ndërsa është provuar në huazim tek të tjera skuadra si Dezembro dhe Varzim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dinamo bën "shah-mat", prezantohet mesfushori që vjen nga kampionët e Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us