“Duke bërë shaka me Egjiptin dhe ata që më urrejnë”, Xhuliano Skuka “kërcënon” rivalët me yllin botëror

Kupa e Botës 2026 ka hyrë në fazën më të “nxehtë”, aty ku rivaliteti dhe konkurrenca për titullin ka kapur majat. Kualifikimi i Argjentinës me përmbysje të “çmendur” karshi Egjiptit në fazën e 1/16-ave, ka bërë bujë globale.

Për të përfituar nga kjo situatë ka menduar sulmuesi i Partizanit Xhuliano Skuka. “Duke bërë shaka me Egjiptin dhe ata që më urrejnë për 80 minuta”, e shoqëruar me foton e Leo Messit, përkon “story” i Skukës në Instagram.

Ishte pikërisht asisti i Messit në minutën e 79-të dhe finalizimi i “Pleshtit” pas 4 minutash që i dhanë udhë kualifikimit të Argjentinës ndaj Egjiptit.

“Duke bërë shaka me Egjiptin dhe ata që më

“Story” i Skukës
Lajme të tjera |  Ka fituar titullin në Itali dhe debutoi me Shqipërinë në qershor, Luis Hasa gati të lërë përfundimisht nënkampionët për rivalin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us