Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi. Protothema shkruan se në 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar në Volos.
Mësohet se 50-vjeçari pasi ka vrarë kunatin është vetëdorëzuar në polici duke rrëfyer krimin që kishte bërë. 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.
Po ashtu autori tha se së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, kunati e shantazhonte vajzën për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij. Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.