Spanja shpallet kampione e Botës për herë të dytë në histori, pas asaj në vitin 2010.

Falë triumfit kundër Argjentinës, lojtarët do të shpërblehen me një bonus shumë të konsiderueshëm financiar. Kjo do të jetë për shkak të bonuseve të rëna dakord me Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), organi përgjegjës për menaxhimin e të ardhurave të gjeneruara nga performanca e ekipit në garën e FIFA-s.
FIFA do t’i japë RFEF-së 50 milionë dollarë (pak më pak se 44 milionë euro) për turneun e zhvilluar dhe fitimin e Botërorit. Kapitenët kanë ranë dakord me Federatën që përqindja e bonusit do të arrijë në 45%. 45% është afërsisht 19.67 milionë euro, dhe kjo shumë, e pjesëtuar me 26 i bie rreth 756,000 euro bruto për secilin nga 26 lojtarët e Kombëtares Spanjolle.
Pjesëmarrja e La Rojas në këtë Kupë Bote është historike, dhe kjo reflektohet jo vetëm në fushë, por edhe në arkën e Federatës. Lojtarëve u garantohet një shumë rekord (FIFA e ka rritur çmimin me 50% këtë vit), dhe kështu është edhe RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit). Federata merr pjesën më të madhe të fondeve dhe do ta përdorë këtë nxitje financiare, ndër të tjera, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të bëra gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë Kupë Bote.





