Emiljano Bullari është futbollisti më i ri i Ellas Syros. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të largohej nga PAS Janina, për të nisur një aventurë të re me klubin e Superligës 2 të Greqisë.
Kujtojmë se Bullari ka eksperiencë edhe në Superiore. Nga gushti i vitit 2024, deri në shtator të vitit 2025, sulmuesi “pykë”, është aktivizuar me ekipin e Laçit në elitën e futbollit shqiptar.
Ai është një “prodhim” i Olympiacos, ndërsa ka luajtur edhe me skuadra si Atromitos, Kalamata dhe Egaleo. Bullari ka edhe 6 ndeshje të luajtura me Kombëtaren shqiptare U21.





