Erbim Fagu është trajneri më i ri i ADO Den Haag U21. Trajneri 39-vjeçar është larguar nga drejtimi i skuadrës U19, duke u ngritur në detyrë e duke marrë në dorë “frerët” e ekipit të një stadi më lart.
Kontrata me U21 është 1-vjeçare, pra e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtojmë se Fagu është një emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka drejtuar Tiranën, nga ku e shkarkuan.
“Një kapitull i ri fillon sezonin e ardhshëm në ADO Den Haag si trajner i parë i U21. Pas një viti të paharrueshëm, mezi pres këtë sfidë të re. Plotësisht i përqendruar në sezonin që vjen. Koha për të ndërtuar”, shkruan Fagu.
Postimi i Erbim Fagut





